Protestohet në Drenas

“PRO Mësimit, JO Përdhunimit”

Në komunën e Drenasit ka nisur protesta me moton “PRO Mësimit, JO Përdhunimit” e organizuar nga Shoqëria Civile e Drenasit. Fillimisht protestuesit po qëndrojnë te Gjimnazi “Gjergj Kastriot Skëndërbeu”, për të vazhduar deri te Stacioni i Policisë në Drenas.

Qytetarë të shumtë i janë bashkuar kësaj proteste, e ndër ta është edhe kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci.

Kërkesat e protestuesve janë:

1. Zotim publik nga komandantit i Policisë në Drenas me 5 pika.

2. Ndërprerja e licencës së doktorit dhe mbyllja e klinikës ku është kryer aborti i paligjshëm.

3. Largimi i profesorit nga shkolla.

4. Mbikëqyrje më rigoroze nga drejtori i shkollës.

Ndërkaq, 5 pikat që protestuesit i kërkojnë nga Komandanti i Stacionit Policor janë:

1. Me vetiniciativë do t’i kërkojë Inspektoriatit të Policisë, të kryejë hetim të komplet stacionit policor në Drenas për raste të ngjashme. Varësisht nga gjetjet, do të meren masa.

2. Do të organizojë trajnime për ngritje të vetëdijes së stafit, në lidhje me barazinë gjinore, trajtimin e këtyre rasteve dhe etikës në punë.

3. Nëpërmjet policimit në komunitet, do të organizojë fushata vetëdijësuese për ngritje të bësimit të qytetarëve në polici.

4. Do të bashkëpunojë ngushtë me shoqërinë civile dhe organizatat rinore, për trajtim të shqetësimeve shoqërore.

5. Do të sigurohemi që të implementoj me rigorozitet, Nenin 37, pika 9 të LIGJI Nr. 04/L-076 PËR POLICINË.

Dje qytetarë të shumtë kanë protestuar para Stacionit Qendror të Policisë në Prishtinë, në shenjë revolte për rastet e raportuara në media lidhur me abuzimet seksuale./21Media

Back to top button