Protestohet në Shkup – kërkohet lirimi i menjëhershëm i Blerim Ramadanit

Bashkëshortja, dy bijtë, familjarë të tjerë dhe pjesëtarë të Shoqatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, kanë protestuar sot para Gjykatës në Shkup, transmeton TV21.

Ata kërkuan lirimin e menjëhershëm të Blerim Ramadanit, ushtarit nga Kosova i cili është nën arrest në organet e Maqedonisë së Veriut, pasi u ndalua në kufirin e Jazhincës me një fletarrest të lëshuar nga Serbia./TV21

Back to top button