Protestojnë prindërit e të rinjve që rrahën djalin e Rashiqit

 

Rreth 20 prindër të nxënësve të shkollave të mesme që morën pjesë në rrahjen e fundit midis dy grupeve të të rinjve serbë para një shkolle në Lapllasellë, u mblodhën sot pasdite para stacionit të policisë në Graçanicë, në shenjë pakënaqësie me vendimin e Gjykatës Themelore, e cila fëmijëve të tyre u caktoi masën e ndalimit prej një muaji.

Të shqetësuar për fatin e fëmijëve, prindërit thonë se vendimi i gjykatës ishte tepër i rreptë.

“Ne, prindërit e fëmijëve të ndaluar, jemi të bashkuar në mendimin se vendimi i gjykatës ishte shumë i rreptë dhe që të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi,” tha Slavisha Ristiq, babai i një prej pjesëmarrësve të ndaluar për rrahje.

Maja Gjokiq, motra e një prej të ndaluarve, thotë se djemtë në paraburgim u pajtuan me njëri-tjetrin, por gjithçka shkoi shumë larg pasi sipas saj për shkak të ndërhyrjes politike në të gjithë ngjarjen.

Prindërit janë të shqetësuar, pasi ata nuk e dinë se çfarë do të ndodhë me fëmijët e tyre dhe nëse procedurat do të vazhdojnë pas ndalimit. Midis të arrestuarve janë edhe ata që janë thirrur si dëshmitarë.

“Vëllai im ishte dëshmitar i rrahjes. Ai ka transportuar shokun e plagosur në spital. Ai dha një deklaratë në polici, u kthye në shtëpi dhe mori një thirrje tjetër për të shkuar si dëshmitar në stacionin e policisë. Pas dy ose tre orësh, ne kuptojmë se ai është në paraburgim dhe nuk dimë ndonjë arsye pse ai është në paraburgim, dhe tani, si të tjerët, ai është ndaluar për një muaj,” tha Bojan Zhiviq.

Sot, Gjykata Themelore në Graçanicë caktoi masën me nga një muaj paraburgim ndaj shtatë personave M.R, Ç.Z, L.K, B.ZH, D.N, M.J dhe D.T., të cilët dyshohet të ketë marrë pjesë në rrahje.

Prindërve në Graçanicë, në shenjë mbështetje sonte iu bashkuan edhe disa banorë të tjerë të Graçanicës, të cilët u shpërndanë rreth orës 18:30. Ata u dakorduan të mblidhen përsëri nesër në ora 18:00 para stacionit të policisë në Graçanicë./KP

Back to top button