Protestojnë punëtorët e larguar nga KEDS-i

Protesta pritet të zgjasë një orë

Punëtorët e larguar nga puna në KEDS do të protestojnë sot para Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë, në shenjë pakënaqësie ndaj kësaj gjykate, e cila tash e gjashtë muaj nuk ka kthyer përgjigje në lidhje me ligjshmërinë e vendimeve të mëhershme.

Sipas njoftimit të punëtorëve të larguar nga KEDS, protesta do të fillojë në ora 10:00 dhe do të zgjasë një orë.

Ndryshe, protesta të ngjashme të punëtorëve të larguar nga KEDS-i ka pasur më herët gjatë këtij viti para Pallatit të Drejtësisë./21Media

Back to top button