Protestojnë punëtorët e sigurimit fizik në KEK
Punëtorët e shërbimit të sigurimit fizik në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) kanë protestuar sot për të kërkuar të drejtat e tyre të përcaktuara me ligj.
Me pankarta në duar që mbanin mbishkrimin “Nuk lejojmë të shitemi tutje”, “Ne jemi të huazuar dhe jo të privatizuar”, protestuesit marshuan nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të objektit të Qeverisë. Nga qeveria po kërkohet që ta kthejnë kokën nga këta punëtorë dhe të mos diskriminohen, në të kundërtën ata kanë paralajmëruar që prej 24 marsit mund të hynë në grevë.
Kryetari i Shoqatës Sindikale Mbrojtja dhe Siguria, Haki Azemi tha se qëllimi i protestës është që t’i thonë stop manipulimeve dhe diskriminimeve.
“Askush nuk ka të drejtë me na mbajte peng i disa grupeve të interesit brenda KEK-ut dhe kanë kaluar edhe shkallët e KEK-. Sepse me punën dhe angazhimin tonë ne e mbrojmë, e sigurojmë përbrenda dhe nga jashtë KKEK një korporatë që ja ka lakmi çdo shtet tjetër. Çfarë rëndësi ka korporata për Kosovën më së miri u pa në krizën globale energjetike. Me qindra miliona euro nga shteti të paguara për furnizim të rregullt me energji elektrike. ne jemi pjesë e saj, ishim dikur, ne me të drejtë kërkojmë por me të drejtë kërkojmë të jemi prapë, të kthehemi aty ku ishim dikur sepse padrejtësisht na kanë ndarë, tjetërsuar dhe për interesa të grupeve që und di me i thirr kriminale të disa individëve të cilët ishin shumë të ngushtë me qeverisjet e kaluar dhe me anën e tenderëve na kanë tenderuar, na kanë shtiru dhe na kanë rraskapitur dhe në fund na kanë plaçkitur. Na kanë plaçkitur e them me plotë gojën sepse në 2004 kur jemi ndarë, kur padrejtësisht na ka ndarë KEK nga gjiri vet, sot i kemi pagat e njëjta të atij viti. A ka logjikë normale, a ka njeri normal që thotë që shporta e viti 2004/2006 është e njëjta me ditët e sotit. Normal nuk ka”, tha ai.
Tutje ka thënë se nëse nuk realizohen kërkesat e tyre, me datë 24 mars do hyjmë në grevë.
Kryetari i Sindikatës KEK-ut, Nexhat Llumnica kërkon nga Qeveria e Kosovës për ndryshim që t’i përgjigjet kërkesave të tyre./21Media