Protestojnë sërish specializantët e ShSKUK-së
Thonë se kërkesat e tyre kanë hasur në neglizhencë totale institucionale
Specializantët e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës protestuan sërish para Ministrisë së Shëndetësisë, pasi kërkesa e atyre për pagesën e kujdestarive është refuzuar nga Komisioni për Buxhet dhe Financa. Nga Ministria e Shëndetësisë morën zotimin për një takim me ministrin gjatë javës së ardhshme./21Media