Protestuesit depërtojnë në oborrin e Qeverisë, vendosin fotografinë e Liridonës

(Lajm i përditësuar)
Protestuesit depërtojnë në oborrin e Qeverisë, vendosin fotografinë e Liridonës
Pankarta me fotografinë e Liridona Ademjat është vendosur para objektit të Qeverisë.
Në protestë po marrin një numër i madh i qytetarëve.
Protestuesit arrijnë para objektit të Qeverisë
Pankarta “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, vendoset para Keshillit Prokurorial
Protestuesit që po marrin pjesë në protestën pas vrasjes së Liridona Ademajt, kanë vendosur pankartën “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, para Keshillit Prokurorial.
“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, në Prishtinë po mbahet protestë ku po kërkohet që dhuna në baza gjinore dhe femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare.
Protesta po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë pas vrasjes së Liridona Ademajt.
Gjykata Themelore në Prishtinë të dielën e 3 dhjetorit, ka vendosur nga një muaj paraburgim për bashkëshoritn e Liridonës dhe dy të tjerë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?