Protestuesit hedhin supë mbi pikturën e Van Gogh-ut

Aktivistët e klimës kanë hedhur kanaçe me supë me domate mbi një pikturë të Van Gogh në Galerinë Kombëtare në Londër.
Pamjet treguan dy persona me bluza Just Stop Oil duke hapur kanaçe dhe duke hedhur përmbajtjen në kryevepër.
Policia Metropolitane tha se dy persona janë arrestuar.
Nga galeria thanë se piktura ishte e mbuluar me xham dhe për këtë arsye nuk ishte dëmtuar.
Videot e incidentit të së premtes treguan një protestues duke bërtitur: “Çfarë vlen më shumë? Arti apo jeta? A vlen më shumë se ushqimi? Vlen më shumë se drejtësia? Jeni më shumë i shqetësuar për mbrojtjen e një pikture apo mbrojtjen e planetit dhe njerëzve tanë? ”
Ajo iu referua gjithashtu krizës së kostos së jetesës dhe “miliona familjeve të uritura”, të cilat “nuk mund të përballojnë as të ngrohin një tenxhere supë”.
Piktura është një nga shtatë veprat e lulediellit të krijuara nga Van Gogh në 1888 dhe 89, pesë prej të cilave janë të ekspozuara në galeri dhe muze anembanë botës. Artisti i krijoi ato për të dekoruar shtëpinë e tij në Arles, Francë, përpara një vizite nga miku i tij, artisti Paul Gauguin.
Galeria i përshkruan pikturat e lulediellit si “ndër veprat më ikonike dhe më të dashura të Van Gogh”.
Veprimi vjen tre muaj pasi anëtarët e të njëjtit grup ngjitën letër mbi The Hay Wain të John Constable në të njëjtën galeri./21Media

Back to top button