Protestuesit ia vënë flakën kongresit

Protestojnë kundër rizgjedhjës së presidentit

​Protestuesit në Paraguaj ia kanë vënë flakën kongresit shtetëror përgjatë protestave të dhunshme kundër një ligji që do i lejonte presidentit aktual të rizgjidhej edhe për një mandat tjetër.

Kryetari i partisë më të madhe opozitare tha se një aktivist është qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Sipas kushtetutës së vitit 1992 të këtij shteti, e cila është përpiluar pas 35 vitesh diktaturë, presidenti ka të drejtë në vetëm një mandat prej 5 vitesh, por presidenti aktual, Horacio Cartes është duke tentuar ta ndryshojë këtë ligj, në mënyrë që të mund të rizgjedhet edhe për një mandat tjetër.

Gjatë protestave protestuesit kanë thyer dritaret e kongresit të shtetit dhe ia kanë vënë zjarrin.

Përndryshe, Paraguaji është udhëhequr dhe kontrolluar nga diktatori ushtarak, gjenerali Alfredo Stroessner që nga viti 1954 deri më 1989.

Kushtetuta e re moderne është përpiluar e aprovuar që në vitin 1992, por megjithatë që atëherë në Paraguaj ka pasur vazhdimisht jostabilitet politik.

Nëse bëhet ndërrimi i kushtetutës, për president do mund të garojë edhe ish-presidenti, Fernando Lugo gjatë zgjedhjes së të cilit qenë vrarë 17 persona në vitin 2012.

Back to top button