Protestuesja ndërpret transmetimin e drejtpërdrejt në Rusi

Një protestuese ka ndërprerë një transmetim të drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror rus, teksa mbante në dorë një pankartë ku shkruhej: “Jo luftë, ndalo luftën”, raporton BBC
Në pamjet e shpërndara në Rusi, përfshirë në aplikacionin e mediave sociale Telegram, gruaja hyn në kuadër pas prezantueses në programin e lajmeve Vremya të Channel One.
“Mos i besoni propagandës, këtu po ju gënjejnë, rusët kundër luftës”, shkruhej në pankartën e saj, përcjell rtv21.tv
Protestuesja, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, thuhet se është punonjës në televizion./21Media

Back to top button