PSD: Asociacioni që e pranoi Kurti, zhbën pavarësinë e Kosovës

Partia Socialdemokrate (PSD) përmes një aksioni ka zëvendësuar flamurin e Kosovës, me një improvizim të një flamuri me dy yje dhe një pjesë e territorit me ngjyrë të bardhë.

Kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj ka thënë se drafti i Asociacionit i pranuar nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në thelb e zhbën 17 shkurtin.

“E zhbën Republikën si koncept, e zhdukë edhe simbolikën e yjeve. Nga sot edhe flamuri i Kosovës nuk mund të jetë i njëjti. Nga sot flamuri i Kosovës i ka vetëm dy yje. Kemi themeluar një konfederatë të brendshme mes shqiptarëve dhe serbëve, pa pajtimin qytetar. Aksionet tona do të përshkallëzohen, do të kemi edhe protesta”, ka thënë ai.

Back to top button