PSD e gjuan me miell ministrin Murati

Aktivistët e Partisë Socialdemokrate e kanë gjuajtur me miell ministrin Hekuran Murati.
Dardan Molliqaj e ka publikuar videon në Facebook.
Sipas Molliqajt ky është “aksion simbolik për punëtorët”.
“Nuk mund të normalizohet lufta e pa precedentë që Hekuran Murati u ka shpallur punëtorëve. Prandaj, aksion, ndërhyrje, rezistencë”, shkroi Molliqaj në Facebook.
Ndryshe, sot në konferencën për media të Kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe Ministrit të Financave, Hekuran Murati u prezantua pako e re financiare për përballjen me inflacionin./21Media

|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button