PSD kërkon dorëheqjen e Vitisë

 

Partia Socialdemokrate ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kjo parti ka zhvilluar një aksion simbolik para Ministrisë së Shëndetësisë, ku aktivistët kanë vendosur një shiringë ku shkruhej dorëheqje, duke bërë thirrje që kreu i këtij institucioni të tërhiqet ngase sipas tyre nuk po mund të sigurohen vaksina antiCOVID.

“Sa vaksina i ka ble Qeveria e Kosovës? Numri është zero. Asnjë vaksinë nuk e ka ble Qeveria Kurti dhe të gjitha këto që i kemi, të pakta, janë rezultat jo i punës së Qeverisë por i vullnetit të mirë të organizatave të ndryshme ndërkombëtare që na bien si ndihmë. Ne si aktivistë të PSD-së ia kemi sjellë ministrit Vitia dozën e parë të vaksinës së dorëheqjes e duhet ta marrë sa më parë dhe t’i presë efektet, në mënyrë që të reflektojë, që të japë dorëheqje sepse aktiviteti i tij dhe puna e tij në këtë ministri është e barabartë me zero në luftimin e pandemisë”, ka thënë Nol Nushi nga kjo parti./21Media

Back to top button