PSD me aksion simbolik te ZRRE-ja: Ju rrisni çmimet, ne rezistencën

Partia Socialdemokrate (PSD) ka ndërmarrë sot një aksion simbolik tek institucioni i ZRRE-së në shenjë kundërshtimi ndaj shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Aksioni i sotëm u ndërmor dy ditë para protestës së paralajmëruar nga PSD-ja për ditën e shtunë.
“Parullë tek institucioni i pavarur i Albin Kurtit: Ju rrisni çmimet, ne rezistencën! Edhe DY DITË na ndajnë nga protesta. Më 29 janar, ora 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, protestojmë kundër rritjes së çmimit të rrymës. Shihemi!”, ka shkruar Dardan Molliqaj në një postim në Facebook.
PSD ka bërë të ditur me këtë rast se ZRRE-së i dërguan mesazhin e qartë se nuk mund të lejojnë që çmimi i energjisë elektrike mbi kurrizin e mirëqenies së qytetarëve e për interesat e KEDS.
Partia Socialdemokrate të shtunën nga ora 14:00 do të protestojnë kundër shtrenjtimit të rrymës./21Media

Back to top button