PSD-së, vendos biberonë në hyrje të Qeverisë

Partia Socialdemokrate (PSD) ka vendosur biberonë me qumësht para objektit të Qeverisë për të kundërshtuar mbylljen e kopshteve, vendim ky i marr dje nga Qeveria. Sipas saj, Qeveria Kurti është treguar e pa emancipuar pasi që ka betonizuar rolin e gruas në shtëpi.

“Këta biberona përçojnë mesazhin që fëmijët në kopshte janë të braktisur nga shteti, në kohën më të vështirë, dhe barra e përkujdesit i është lënë edhe më tepër grave.
Mbyllja e çerdheve dhe shkollave është vendos sot për nesër”, thuhet në reagimin e PSD-së.

Sipas PSD-së, nuk mund të mbyllen çerdhet dhe shkollat, teksa kafiteritë, tregjet e mëdha, tubimet e takimet elektorale, xhamiat e kishat, vazhdojnë të jenë të hapura.
Me këtë qasje, PSD e konsideron se fëmijët janë lënë anash dhe pa përkujdesjen e shtetit, kurse qeveria ka zgjedhë t’i mbyll nënat me fëmijët në shtëpi.

Sot në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCovid-19. Në mesin e masave Qeveria e Kosovës ka marrë vendim edhe mbylljen e çerdheve në vend./21Media 

Back to top button