Pse dështoi konkursi për drejtor të Teatrit Kombëtar?
Ministria e Kulturës qe dy vjet nuk po mund të gjejë drejtor të përgjithshëm për Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Ka dështuar ta bëjë këtë edhe me konkursin e fundit, i dyti për dy vjet.
Kësaj radhe dy nga katër kandidatët kanë dalë se nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara me konkurs.
I ftuar në programin e mëngjesit në “Për Ditë të Mbarë”, regjisori Ben Apolloni tregon pse dështoi konkursi për drejtor të Teatrit Kombëtar./21Media