Pse duhet të aplikoni krem dielli dhe në dimër?

 
Kremi kundër diellit duhet të jetë pjesë e rutinës tuaj të kujdesit të lëkurës edhe gjatë stinës së dimrit, kur temperaturat janë më të ulëta.
Dr. Artina Pajaziti, specializante e dermatovenerologjisë, në një intervistë për rtv21.tv ka theksuar rëndësinë e aplikimit të kremës mbrojtës ndaj diellit gjatë dimrit.

Dr.Pajaziti ka thënë se rrezatimi UVA është dominues gjatë dimrit dhe ndikon në plakjen e lëkurës. “Për këtë arsye preferohet përdorimi i kremave me faktorë mbrojtës SPF 30+. Riaplikimi gjatë ditës i kremave të tilla duhet të bëhet gjatë qëndrimit të zgjatur në ambiente të jashtme. Edhe pse mund të gënjeheni nga retë apo bora, rrezet e diellit gjatë dimrit mund të shkaktojnë djegie serioze të lëkurës”, ka theksuar Pajaziti.
Dr.Pajaziti tutje ka shpjeguar se kujdesi për lëkurën gjatë dimrit nënkupton edhe mbajtjen në nivel të lagështisë së ajrit në ambiente të mbyllura. “Kjo mund të arrihet përmes përdorimit të lagështuesve të ajrit”.
Ajo ka theksuar se konsumimi i ujit ka rol të rëndësishëm në hidratimin e lëkurës, ndërsa preferohet konsumim minimal i alkoolit, i cili ka efekt të kundërt./21Media

Back to top button