Pse duhet votuar Naim Ismajlin për kryetar të Shtimes?
Kandidati nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Shtimës, Naim Ismajli në debatin për zgjedhjet lokale në RTV21, ka treguar pse duhet votuar Naim Ismajli për kryetar të Shtimes
“Arsyeja është e shumëfishtë dhe e pakrahasueshme në këtë garë. Kam eksperiencën e duhur. Kam dhënë prova për ndryshim në Shtime”, tha Ismajli.
Në Shtime në balotazh garojnë Qemajl Aliu i LVV-së me 45.29 për qind të votave dhe Naim Ismajli i PDK-së me 44.54 për qind të votave./21Media