Pse Eurovisioni i këtij viti u cilësua si politik?
Eurovizioni i këtij viti u cilësua si edicioni më politik në një kohë të gjatë.
Rusia është ndaluar të marrë pjesë e Ukraina u bë favorit për të fituar në pak kohë,
Orkestra Kalush, përfaqësuesit e Ukrainës në Eurovisionin e këtij viti nuk ishin të përzgjedhurit në fakt. Ishte Alina Pash, reperja 29-vjeçare dhe ish-konkurrente e reality show-t.
Por kur u pretendua se ajo kishte vizituar Krimenë e pushtuar, ajo u rrëzua mes protestave publike.
Orkestra Kalush, një grup popullor rap nga Ukraina Perëndimore, mori mundësinë në vend të kësaj.
Orkestra Kalash u ngjitet në skenë, përfaqësuan një komb që ka gjithnjë e më shumë besim në vetvete.
Dhe këtu ‘qëndron ironia’, disa do të thoshin gabim strategjik, në zemër të pushtimit të presidentit Putin.
Një luftë e bazuar në idenë se ky vend nuk kishte identitet kombëtar, nuk kishte mite themelore, nuk kishte heronj kombëtarë, nuk kishte vullnet për të rezistuar, është ajo që e bashkon Ukrainën më shumë çdo ditë që kalon.
Dhe kështu, Ukraina shpallet fituese e Eurovisionit 2022./21Media