“Pse manipulohet me maskë falas, e s’kemi mundësi me ua ngritë pagën personelit shëndetësor”

 

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, sonte ka deklaruar se qeveria Kurti ka larguar masat dhe me largimin e tyre ka numër më të madh të qytetarëve me Covid-19.

Gaxherri ka thënë se pandemia, e cila është shtrirë në tërë globin ka përkeqësuar gjendjen dhe natyrisht kur ka numër më të madh, menaxhimi i situatës është më i vështirë.

“Kosova tash është më së keqi, numër të madh dhe trajtim jo të duhur sepse kapacitetet tona, sikur tash edhe më herët nuk kanë qenë si duhet. Ka pas shtim të numrit të personelit shëndetësor nga kjo qeveri”, ka thënë  në TV Dukagjini ajo.

Gaxherri ka shtuar se ka kërkuar ta bëjë testin dhe nuk ia kanë bërë.

“Si manipulohet me maskë falas, kur ne nuk kemi mundësi me ua ngrit pagën personelit shëndetësor”, ka thënë Gaxherri më tutje.

Back to top button