Pse Mbappe ishte gati të largohej nga kombëtarja pas Euro 2020?

Kylian Mbappe ishte i përgatitur të largohej nga kombëtarja e Francës pas humbjes së penalltisë kundër Zvicrës në Euro 2020, ka zbuluar Noel Le Graet – president i Federatës Franceze të Futbollit (FFF).
Kritikat ishin në drejtim të tij, pavarësisht gjithçkaje që ai ka arritur për klubin dhe kombëtaren, besohej që 23-vjeçari të mos ishte i disponueshëm për Les Bleus.
A iu afrua Mbappe largimit nga futbolli ndërkombëtar?
“Unë u takova me të pas Euros, ai ndjeu se Federata nuk e kishte mbrojtur pas penalltisë së tij të humbur dhe kritikave. në rrjete. Ne u takuam për pesë minuta në zyrën time. Ai ishte i zemëruar, nuk donte të luante më për skuadrën franceze – gjë që padyshim nuk e kishte menduar. E dini si është, ai është fitues, ai ishte shumë i frustruar, si të gjithë ne, nga eliminimi. Ai është shumë miqësor ndaj medias. Ai është një djalë i mrekullueshëm, shumë më kolektiv nga sa mendojnë njerëzit”, ka thënë Le Graet./21Media

Back to top button