Pse mijëra gra indiane vetëvriten çdo vit?

Sipas të dhënave të publikuara së fundmi nga Byroja Kombëtare e Regjistrimeve të Krimit (NCRB), 22,372 gra në Indi u vetëvranë vitin e kaluar,  kjo është mesatarisht 61 vetëvrasje çdo ditë ose një në çdo 25 minuta.
Gratë përbënin 14.6% të gjithsej 153,052 vetëvrasjeve të regjistruara në Indi në vitin 2020 dhe më shumë se 50% të numrit total të grave që vranë veten.
Që nga viti 1997, kur NCRB filloi të përpilonte të dhëna për vetëvrasjet bazuar në profesionin, më shumë se 20,000 amvise kanë vrarë veten çdo vit. Në vitin 2009, numri i tyre u rrit në 25,092, raporton BBC, transmeton rtv21.tv.
Raportet gjithmonë fajësojnë për vetëvrasje të tilla “probleme familjare” ose “çështje të lidhura me martesën”. Por çfarë i shtyn në të vërtetë mijëra gra të vetëvriten?
Ekspertët e shëndetit mendor thonë se një arsye kryesore është dhuna e shfrenuar në familje – 30% e të gjitha grave i thanë një sondazhi të fundit të qeverisë se ishin përballur me dhunën e bashkëshortëve.
“Shumica e vajzave martohen sapo mbushin 18 vjeç, mosha ligjore për martesë. Ajo bëhet grua dhe nuse dhe e kalon gjithë ditën në shtëpi, duke gatuar, pastruar dhe duke bërë punët e shtëpisë. Të gjitha llojet e kufizimeve janë vendosur mbi të, ajo ka pak liri personale dhe rrallë ka akses në paratë e saja. Edukimi dhe ëndrrat e saj nuk kanë më rëndësi dhe ambicia e saj fillon të shuhet ngadalë, dhe dëshpërimi dhe zhgënjimi fillojnë dhe ekzistenca e thjeshtë bëhet torturë”, thuhej në një deklaratë./21Media

Back to top button