Pse Nicki Minaj nuk mori pjesë në Met Gala?

Reperja e njohur, Nicki Minaj, nuk mori pjesë në mbrëmjen e madhe të Met Gala.
Shkak për këtë mungesë thuhet se u bë pasi reperja nuk e ka marrë ende vaksinën antiCovid.
“Ata duan që të vaksinohem për Met. Unë do ta bëj këtë pasi t’i përfundoj hulumtimet e mia. Përgjatë kësaj kohe, qëndroni të sigurt, vendosni maskat”, shkroi Nicki.

Minaj gjithashtu pak kohë para se të mbahej VMA, bëri të ditur se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
“A e dini si është të mos kesh mundësi të mbash në krahë fëmijën tënd, një fëmijë që është i mësuar vetëm me nënën”, tha reperja./21Media
 
 

Back to top button