“Pse po bërtitni, bërtitni Albin Kurtit!” Debat i nxehtë mes analistëve

Analisti politik Blerim Canaj ka zbuluar në emisionin “Click” të RTV21 se sipas informatave të tij nga burime brenda LDK-së, tashmë janë zhvilluar bisedime mes LDK-së dhe VV-së për një marrëveshje rreth formimit të qeverisë së re.

Detajet e Canajt shkaktuan debat të menjëhershëm në studio me analisten Alma Lama, e cila kërkoi më shumë qartësi për emrat e përfshirë.

Sipas Canajt, në bisedimet mes LDK-së dhe VV-së po diskutohet rreth ndarjes së ministrive, ku gjashtë ministri mund t’i takojnë LDK-së, ndërsa Ukë Rugova mund të jetë kandidat për president të Kosovës ose kryetar të Kuvendit. Ai shtoi se Vjosa Osmani më shumë mund të marrë postin e ministres së Jashtme, duke lënë të kuptohet se nuk do të jetë president.

“Ukë Rugova do të jetë kandidat për president të Kosovës, ose për kryetar të Kuvendit, sipas informatave të mia tashmë janë zhvilluar disa bisedime mes LDK-së dhe VV-së, bëhet fjalë për gjashtë ministri që mund t’i shkojnë LDK-së,” tha Canaj.

Ai gjithashtu paralajmëroi ndryshime të mundshme brenda LDK-së, duke theksuar se negociatat janë ende në zhvillim.

Lama shtoi se “Kush ka biseduar, thuaj me emra,” e pyeti ajo, ndërsa Canaj u përgjigj: “Cka po bertitni, bertitni Albin Kurtin, une e ndava vetem nje informacion. Unë po flas cka eshte diskutar, a është mirë për vendin kjo, po”./RTV21/21Media

Back to top button