Pse po largohen komunat me shumicë serbe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës?

Shkruan Albert Prenkaj

Pse po largohen komunat me shumicë serbe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës?
Derisa Trupi Menaxhues i Zgjedhjeve (KQZ) përpiqet të “rikuperoi” lëshimin esencial të sah, pra rinumërimin maratonomak të votave të tjetërsuara nga vet spektri politik, pa dallim,komunat me shumucë serbe “këshillohen” që të largohen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.
Pas largimit nga institucionet e Kosovës: polici, prokurori, gjykata, ky veprim i fundit poashtu ka për qëllim delegjitimimin e institucioneve të shtetit. Si duket vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese për nënkryetatin e Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, e trimëroi idenë e të hapit të radhës për largim nga AKK?
Hapi i ardhshëm do të mund të ishte shpallja e “Bashkësisë së Komunave Serbe”, në mënyrë të njëanshme pa u trajtuar nga Gjykata Kushtetuese, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, që do të komplikonte edhe më tutje “çështjen serbe” në Kosovë. Një “fait accompli” eventual, veprim që nuk i shërben de-eskalimit, rrikthinit në dialog në besim dhe vazhdimit të proceseve të rëndësishme ndërkombëtare!
Mendoj se ideatorët e ndërmarrjeve jo afirmative siç është largimi nga AKK, do të duhej të kenë parasyshë se komunat me shumicë serbe funksionojnë në kuadër të sistemit normativ (ligjorë) të Republikës së Kosovës, andaj veprimet që mejtojnë të japin kontekst politik hynë në domenin jo legal dhe politikisht jo korrekt – jo dobi prurës, me objektiv acarimin e situatës së sigurisë dhe funksionimit të mirëfillt ë ligjorë të pushtetit lokal.
Është e qartë se Asociacioni të Komunave të Kosovës si organizatë jo profitabile dhe si person juridik ka si mision qeverisje lokale efikase, të qëndrueshme dhe demokratike përmes përpjekjeve të përbashkëta . Në mes tjerash AKK si objektiv parasheh nxitjen e decentralizimit të pushtetit, shtimin e kompetencave, njohurive dhe kapaciteteve të komunave.
Në anën tjetër tendenca e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është të ketë sa më shumë autonomi, që tejkalon decentralizimin administrativ të arritur me Dokumentin e Ahtisaarit, Kushtetutën e Kosovës dhe kornizën ligjore. Në marrëveshjen e fundit Kurti-Vuçiq (2023) të Brukselit dhe Ohrit dhe draft Statutit të këtij asociacioni tejkalohet korniza e Ahtisaarit duke centralizuar qeverisjen autonome veç e veç të secilës komun me shumicë serbe në një “trup të përbashkët vetmenaxhues” siç e quajn “Bashkësia e Komunave Serbe”.
Mos të flasim për klauzolat e draft statutit që tejkalojnë kornizën juridike të shtetit të Kosovës përmes arbitrazhit, riafirmon Rezolutën 1244 dhe krijon sisteme paralele shëndetësore, arsimore etj.
Nga sa u tha më lartë, diskrepanca fillimisht politike, ajo juridike dhe qeverisëse në mes Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është evidente.
Ky veprim i radhës së idesë për largim nga AKK vërehet mirëfilli se është në funksion të kauzës politike që dërgon në drejtim të përshkallëzimit të mëtejm, menjëherë pas pranimit të qetë të transferit të pushtetit lokal në komunat me shumicë serbe, që pasoj me heqjen e pjesëshme të sanskioneve të BE-së, që rënduan Kosovën për dy vite.
Komunat me shumicë serbe duhet të rikthehen në kuadër të Asociacionit të Komuanve të Kosovës, meqë janë pjesë përbërëse e qeverisjes lokale të vendir për të bashkërenduar përpjekjet për përmirësimin e kushteve të jetës për qytetarët.
Në ndërkohë KQZ ka “luksin” të ë vazhdoi rinumërimi i votave të tjetërsuara, dhe ku ta dim se kur do të ketë Kosova Kuvend të konstituar dhe qeveri legale dhe legjitime?
Back to top button