Pse Putini ndihet i mashtruar nga ushtria e tij?
Presidenti rus, Vladimir Putin po mashtrohet nga këshilltarët që janë shumë të frikësuar për t’i thënë se sa keq po shkon lufta në Ukrainë, thotë Shtëpia e Bardhë.
Ndërkohë, inteligjenca britanike thotë se trupat ruse në Ukrainë janë të demoralizuara, nuk kanë pajisje dhe refuzojnë të zbatojnë urdhrat.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, Putinit nuk i është thënë gjithashtu për ndikimin e plotë të sanksioneve në ekonominë ruse.
Kremlini nuk ka komentuar ende për vlerësimet, transmeton rtv21.tv.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kate Bedingfield, thotë se SHBA-të kanë informacione se Putin “u ndje i mashtruar nga ushtria ruse” dhe kjo ka rezultuar në “tensione të vazhdueshme midis Putinit dhe udhëheqjes së tij ushtarake”.
“Lufta e Putinit ka qenë një gabim strategjik që e ka lënë Rusinë më të dobët në terma afatgjatë dhe gjithnjë e më të izoluar në skenën botërore”, tha ajo.
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby i quajti vlerësimet “të pakëndshme” sepse një Putin i painformuar mund të rezultojë në një përpjekje “më pak se besnike” për t’i dhënë fund konfliktit përmes negociatave të paqes.
“Tjetër gjë është se ju nuk e dini se si do të reagojë një lider si ai ndaj marrjes së lajmeve të këqija”, tha ai.
Ndërkohë, Jeremy Fleming, kreu i agjencisë së inteligjencës kibernetike të Mbretërisë së Bashkuar GCHQ, tha se masa shtoi indikacionet që Rusia kishte “keqvlerësim të situatës” dhe ishte detyruar të “rimendonte në mënyrë të konsiderueshme”.
Dhe ai paralajmëroi Kinën që të mos bëhet “shumë e lidhur” me Rusinë pas pushtimit të saj në Ukrainë, duke thënë se një aleancë e tillë nuk do t’i shërbente interesave afatgjata të Pekinit.
Në terren, zyrtarët amerikanë dhe ukrainas thonë se Rusia po vazhdon të ripozicionojë forcat larg Kievit, ndoshta si pjesë e përpjekjes së saj për të ripërqendruar në rajonet lindore/21Media