Pse Tahiri nuk ishte i pranishëm në hapjen e Ambasadës në Jerusalem?

 

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj në ”Click” të RTV21 ka treguar pse Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Besnik Tahiri nuk ishte i pranishëm në hapjen e Ambasadës në Jerusalem.

”Ndodhën ato çka ndodhën ministrja dha dorëheqje po të ishte ajo kishe shkuar , Tahiri erdhi vone nuk mundi të kyçet në agjendë mjaftueshëm  ishin edhe situata me pandeminë, u vlerësua nga Qeveria që një procedurë formale e hapjes pa një ceremoni tjetër politike është në rregull nuk e zbeh këtë akt”, ka thënë Haradinaj.

Ambasada e Kosovës në Jerusalem është hapur zyrtarisht më 14 mars./21Media 

Back to top button