Pse u titullua albumi “Muzika e Alltisë”, Mc Kresha tregon për RTV21

 
Reperët e labelit PINT, MC Kresha dhe Lyrical Son, kanë publikuar albumin e tyre të ri të titulluar “Muzikë e Alltisë”, i përbërë nga gjithsej 11 këngë të reja. Albumi është i disponueshëm në platformat muzikore, ndërsa së shpejti do të publikohet edhe në Youtube.
Në një intervistë për rtv21.tv, Mc Kresha ka zbuluar më shumë rreth këtij albumi.
Reperi ka treguar se e veçantë e këtij albumi është se u nda në dy pjesë dhe dy pjesët kanë dallim për nga zhanri. “Është hera e parë që po nxjerrim album me më pak këngë se zakonisht dhe për këtë e kemi ndarë në dy pjesë “Muzikë e Alltisë” dhe ….”, ka treguar reperi.
MC Kresha gjithashtu ka treguar se pjesa e parë e albumit është titulluar “Muzika e Alltisë” për të arsyetuar pjesën tjetër që do të publikohet më vonë me tjetër emër.
Nga gjithsej 11 këngët e reja që tanimë janë publikuar, Mc Kresha ka treguar se deri tani kanë vendosur që një prej tyre të shoqërohet me videoklip, ndërsa nuk përjashtohet mundësia të ketë edhe videoklipe të tjera.
Se cila prej këngëve është më e preferuara e tij, Mc Kresha ka thënë se secila e ka vendin e vet dhe se nuk mundet t’i ndaj. “Secilën e kemi bërë me dashni dhe përkushtim”.
Lista e këngëve të albumit “Muzikë e Alltisë” nga MC Kresha dhe Lyrical Son. Dy nga këngët janë bashkëpunime, “Stuhi mbi oqean” me këngëtaren Elvana Gjata dhe “J.C.V.D” në bashkëpunim me reperin Ledri Vulën.
1.Kangë e shihrav
2. Hotel Mahalla
3. Inati
4. Recepti
5. Nji lot
6. Paret lejla
7. Stuhi mbi oqean
8. J.C.V.D
9. Rrugë e gjatë
10. Rammstein
11. Guinners./21Media

Back to top button