Pse varianti Delta po konsiderohet më i rrezikshëm?
Drejtori i Shëbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi sonte deklaroi se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe departamentet përkatëse që merren me përcjelljen e situatës epidemiologjike kanë ndërmarrë masat me kohë që të mos përhapet vatrianti Delta në Kosovë.
Krasniqi në “Click” të RTV21 tregoi se pse varianti Delta po konsiderohet më i rrezikshëm. “Për shkak se duket që ka aftësi më të madhe të përhapjes dhe eventualisht mund të jetë i ndërlidhur edhe me forma më të rënda të sëmundjes”, tha ndër të tjera Krasniqi, shkruan rtv21.tv
Ndryshe, më 29 qershor, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë paraqitur dy raste me variantin Delta të SARS-CoV-2. MSh ka njoftuar se të dy rastet kanë shfaqur simptoma, mirëpo tashmë janë shëruar dhe gjenden në shtëpi dhe se izolimi i tyre ka përfunduar./21Media