PSG gjen zëvendësuesin e Messit te Crystal Palace

Si duket Paris Saint-Germain veçse ka filluar të përgatitet për jetën pa Lionel Messin në skuadër.

Superylli argjentinas pritet të largohet nga kampioni francez këtë verë, dhe dy opsionet e mundshme për të janë Arabia Saudite dhe rikthimi te Barcelona.

Sigurisht, largimi i Messit do të lë një zbrazëti të madhe te kampioni francez, por që ky i fundit sipas “Daily Mail” thuhet se e ka gjetur zëvendësuesin e yllit argjentinas.

PSG po beson se sulmuesi i Crystal Palace, Michael Olise mund të jetë zëvendësuesi ideal i Messit.

Ylli francez ka arritur të bëjë 37 paraqitje këtë sezon për Crystal Palace, duke regjistruar dy gola dhe nëntë asistime mbi emrin e tij.

Back to top button