Kaloni te përmbajtja kryesore

PSG përgatiti ofertë për Saliban

William Saliba është njëri nga mbrojtësit më të mirë këtë edicion në Ligën Premier.
Qendërmbrojtësi francez u rikthye te Arsenal pas huazimit nga Olympique Marseille dhe është shndërruar në një lider të londinezëve.
Por kontrata e francezit me Topçinjtë skadon në verën e vitit 2024 dhe ai ende nuk ka rinovuar.
Arsenali i ka ofruar rinovimin e kontratës, por francezi ende nuk ka pranuar pasi dëshiron një pagë mbi gjashtë milionë euro në sezon.
PSG është duke e monitoruar situatën e francezit dhe gjatë afatit kalimtar të janarit pritet të dërgojnë ofertë zyrtare.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button