Psikologia Ema tregon se kur është koha e duhur për edukim seksual

 

Psikologia Ema Jashari-Skeja sot në ”Bon Bon”, në RTV21 tregoi se kur është koha e duhur që të fillojë mësimi seksual te fëmijët.

Sipas saj, edukimi seksual fillestar fillon që në fëmijëri të hershme, pikërisht atëherë kur ata e marrin vesh se çfarë gjinie kanë dhe kush është vajzë e kush djalë.

Ndërkaq, edukimi seksual duhet të fillojë qysh nga mosha tre vjeçare, sepse sipas saj, në këtë periudhë fillon pavarësimi i tualetit.

”Duhet të iu tregojmë fëmijëve që pantallonat nuk duhet të largohen në prani të tjetrit ose gjatë kohës kur fëmija është në tavolinë duke ngrënë bukë, kështu dalëngadalë i tregojmë që pjesët e trupit që ne i kemi duhet të jenë intime edhe pse ata nuk e kuptojnë këtë fjalë”, tha Ema Jashari- Skeja./21Media

Back to top button