Psikologia Syla për “Big Brother”: Vetëm vlerë aty nuk ka

Psikologia Atifete Syla në emisionin “Bon Bon” në RTV21 tha se reality-show si Big Brother kanë ndikim negativ në shoqëri.
“Unë mendoj se asnjë nga ato vlerat ose etika që duhet me pasur një individ nuk i përfaqësojnë asnjëri prej tyre, sado që neve mund të themi se nuk janë VIP, aty shkruan VIP”, tha ajo duke shtuar se edhe pse nuk është format edukativ, nuk duhet ta ketë efektin e kundërt.
“Prandaj unë nuk mendoj se pse nuk është edukativ të shpërfaqë në atë mënyrë vlerat, vetëm vlerë aty nuk ka, por përkundrazi mënyrën më degraduese se si funksionon një individ”, u shpreh Syla./21Media