Psitoleta, thika e drogë në shkollat e Ferizajt

Policia e Kosovës me rroba civile po vazhdon aksionin në shkolla për parandalimin e dukurive negative të nxënësve dhe personave tjerë në shkolla.
Gjatë aksionit të djeshëm në rajonin e Ferizajt, Policia e Kosovës ka ndaluar disa persona të dyshuar, ku gjatë kontrollimit të tyre, te 3 persona janë gjetur substancë e dyshuar e narkotikëve, te 2 persona tjerë janë gjetur 2 armë ( psitoleta), ndërsa te disa tjerë janë gjetur thika.
“Policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, ndaj tyre janë iniciuar raste penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “Posedim i narkotikëve” për procedura të mëtejme hetimore”, ka thënë Policia rajonale e Ferizajt përmes një komunikate.
Tutje policia ka njoftuar se akasioni i policisë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative rreth dhe nëpër shkolla./21Media

Back to top button