Publikimi i numrit të banorëve rezidentë, Krasniqi akuza Qeverisë për ikjen e qytetarëve

Përkundër vonesave dhe shtyerjeve të shumta të regjistrimit të popullsisë nga ana e Qeverisë, më në fund, Agjencia e Statistikave të Kosovës sot publikoi numrin e banorëve rezidentë në vendin tonë.

Pa u lëshuar këtu në saktësinë e shifrave të publikuara, është lajm i keq dhe shumë i dhembshëm që, duke u bazuar në publikimet zyrtare të ASK-së, po konfirmohet se vetëm në katër vitet e fundit, Kosova i ka humbur mbi 210 mijë banorë.

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi reagoi pasi që Agjencia e Statistikave të Kosovës sot ka publikuar numrin e popullësisë së Kosovës.
Krasniqi tha se në bazë të këtyre të dhënave Kosovës I kanë ikur 210 mijë banorë.

“Pa u lëshuar këtu në saktësinë e shifrave të publikuara, është lajm i keq dhe shumë i dhembshëm që, duke u bazuar në publikimet zyrtare të ASK-së, po konfirmohet se vetëm në katër vitet e fundit, Kosova i ka humbur mbi 210 mijë banorë.Sipas ASK-së, në vitin 2020 Kosova kishte 1,798,186 banorë. Ndërsa, sot, kjo Agjenci publikoi shifrën pikëlluese prej vetëm 1,586,659 banorëve rezidentë.”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Më tej ai fajësoi Qeverinë e Kosovës për ikjen e qytetarëve nga vendi.

“Qytetarët, e veçmas rinia e Kosovës, po e braktistin vendin! Ose, thënë më mirë, Qeveria i ka braktisur ata dhe ëndrrat e tyre. Ky lajm i gëzon vetëm ata që nuk ia duan të mirën vendit tonë. Kjo shifër kërkon veprime politike emergjente. Qytetarët tanë meritojnë më shumë dhe më mirë – pranë familjeve të tyre dhe në vendin e vet.”, përfundoi Krasnqi.

Në bazë të të dhënave të publikuar nga Agjencia e Statistkave , Kosova aktualisht ka 1 milion e 586 mijë e 659 banorë rezidentë në Kosovë.

Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 2011, sipas të cilit numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë, ishte 1 milion e 739 mijë e 825. Në këtë regjistrim nuk ishin përfshirë banorët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovë – Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut – pasi që në atë kohë ata kishin refuzuar procesin./21Media

Back to top button