Publikimi i rezultateve preliminare të Regjistrit të Diasporës   

Do të hapet edhe fushata sensibilizuese e regjistrit elektronik – Platforma elektronike

Ministria e Diasporës në kuadër të projektit “Ti je pjesë e atdheut”do t’i publikojë rezultatet preliminare të Regjistrit të Diasporës, të nxjerra nga të dhënat e të regjistruarve aktivë deri më 31.12.2016.

”Në këtë ngjarje, përveç publikimit të rezultateve preliminare, do të hapet edhe fushata sensibilizuese e regjistrit elektronik – Platforma elektronike – e cila do të jetë aktive  deri në vitin 2021, kur do të publikohen rezultatet përfundimtare të këtij procesi”, bënë të ditur ministria.

Sipas njoftimit publikimi rezultateve bëhet më 10 qershor 2017. Hoteli “Sirius” në orën 14:00./21Media

 

 

 

Back to top button