Publikohen pamje nga poli jugor i Hënës
Organizata Indiane e Kërkimeve Hapësinore (ISRO) ka publikuar pamjet e roverit të saj hënor në rrjetet sociale “X” pasi moduli hënor Chandrayaan-3 u ul me suksues në polin jugor të Hënës javën e kaluar.
Postimi përfshin foto dhe video të daljes së roverit Pragyan, si dhe metrat e parë të udhëtimit në sipërfaqen hënore, si dhe foto të marra nga roveri dhe të dhëna të mbledhura nga instrumentet e misionit.
ISRO njoftoi se roveri kishte kaluar tetë metra dhe se dy instrumentet e tij shkencore ishin aktivizuar. Gjithashtu u publikua një video e kapur nga kamera e zbarkimit, ku shihet roveri duke u larguar dhe pothuajse duke u zhdukur nga “pamja” e lenderit. Ka edhe foto të momentit kur roveri ka hasur në një krater të madh, duke e detyruar atë të ndryshojë drejtim.
India vuri në dukje se qëllimi i këtij misioni hënor është të ulet me sukses në Hënë për të treguar se ky vend ka aftësinë për të drejtuar një rover në sipërfaqen hënore dhe për të kryer eksperimente shkencore duke përdorur instrumente të montuara në rover dhe lander.
Lander dhe rover janë të pajisura me instrumente për të bërë matje të ndryshme në mjedisin hënor, duke përfshirë ndryshimet drastike të temperaturës midis sipërfaqes hënore dhe tokës nën të.
India u ul me sukses në polin jugor të Hënës disa ditë pasi anija ruse Luna-25 u rrëzua në sipërfaqen hënore.
Here is how the Lander Imager Camera captured the moon’s image just prior to touchdown. pic.twitter.com/PseUAxAB6G
— ISRO (@isro) August 24, 2023