Kaloni te përmbajtja kryesore

Publikohen rezultatet përfundimtare: LVV 42.3%, PDK 20.95%, LDK 18.27% dhe AAK-Nisma 7.06%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Në bazë të këtyre rezultateve Lëvizja Vetëvendosje është konfirmuar si partia e parë me 42.3 për qind të votave duke marrë 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.95 për qind të votave apo 24 ulëse.

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka marrë 18.27 për qind të votave apo 20 ulëse.

Kurse koalicioni AAK-Nisma ka dalë në vend të katërt me 7.06 për qind të votave apo tetë ulëse

Në zgjedhjet e 9 shkurtit për të votuar kanë 966 mijë e 283 qytetarë apo 46.54 për qind e atyre me të drejtë vote.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button