​Publikohen shifrat e pagave, Messi mbetet më i paguari në Major League Soccer

Fituesi i tetë herë Topit të Artë i Inter Miami-t, Lionel Messi, mbetet futbollisti më i paguar në Major League Soccer, ndërsa lojtari i sapoardhur i Los Angeles FC, Son Heung-min, është i dyti, sipas një liste të azhurnuar të pagave të publikuar të mërkurën.

Paga prej 20.4 milionë dollarësh (15.4 milionë paund) e garantuar çdo vit që Messi merr nga Inter Miami mbetet shumë më e lartë se ajo e lojtarëve të tjerë.

Shifra nuk përfshin lloje të tjera të të ardhurave, siç është portofoli i tij i gjerë i sponsorizimeve, të cilat ylli argjentinas i mori si pjesë e kontratës që nënshkroi me mbërritjen e tij në Miami në mesin e vitit 2023, e cila përfundon në dhjetor.

Kapiteni i Argjentinës do të fillojë një zgjatje tre-sezonale me Interin vitin e ardhshëm, detajet financiare të së cilës nuk dihen ende.

Messi, 38 vjeç, sapo është kurorëzuar golashënuesi më i mirë i sezonit të rregullt – me 29 gola në 28 ndeshje dhe është favorit për të ruajtur çmimin e Lojtarit më të Vlefshëm.

Paga e tij kryeson listën e publikuar nga Shoqata e Lojtarëve të MLS-së.

Son i Koresë së Jugut, i transferuar këtë verë me SHBA-në, renditet i dyti me 11.1 milionë dollarë (8.4 milionë paund) vjetorë të përcaktuara në kontratën e tij me LAFC.

Ish-kapiteni i Tottenhamit zbarkoi në Kaliforni në gusht pas transferimit më të shtrenjtë në historinë e MLS-së, i vlerësuar në 26 milionë dollarë.

Ndikimi i tij ka qenë i menjëhershëm, me Son që shënoi nëntë gola në 10 ndeshje, ndërsa LAFC avancoi në playoff-et e Kupës MLS.

Vendi i tretë në listë është i zënë nga spanjolli Sergio Busquets (8.7 milionë dollarë), i cili do të tërhiqet në fund të sezonit me Inter Miamin.

Paraguaiani Miguel Almiron (7.8 milionë dollarë, 5.9 milionë £) është në vendin e katërt, dhe meksikani Hirving “Chucky” Lozano (7.6 milionë dollarë, 5.7 milionë £) është në vendin e pestë, të dy nënshkrime të shquara për këtë sezon nga Atlanta United dhe San Diego FC.

Back to top button