Publikohen shpenzimet e Presidencës, ”ulje drastike” të shpenzimeve

Këshilltari për medie i presidentes, Bekim Kupina i ka publikuar shpenzimet e presidentës, Vjosa Osmanit dhe kabinetit të saj.
Kupina ka shtuar se këto shpenzime po bëhen publike për ta përmbushur kriterin e transparencës si dhe për ta dëshmuar gatishmërinë për llogaridhënie për mënyrën e shpenzimit të parave të taksapaguesve.
Kupina ka vlerësuar se ka pasur ulje drastike të shpenzimeve në të gjitha kategoritë. Madje parimi kryesor i Presidentës është racionalizimi i shpenzimeve.
”Sa më racionale shpenzimet, më të mëdha mundësitë që paratë e taksapaguesve të orientohen në vende adekuate! Asnjë cent i shpenzuar dosido”, ka shkruar Kupina./21Media



Back to top button