Publikohet albumi “Pop Art” i Arilena Arës
Këngëtarja Arilena Ara ka publikuar në të gjitha platformat albumin e ri “Pop Art”.
Ajo ka thënë se është shumë e emocionuar për publikimin e albumit, teksa ka falënderuar të gjithë ata që morën pjesë në album.
“ALBUMI ‘Pop Art’ është tani i disponueshëm gjithkund! Jam tepër e emocionuar që ju mund t’i shijoni këngët po aq sa ne. Më në fund është këtu tani! Dua të falënderoj të gjithë ata që morën pjesë dhe bënë që ky album të vinte në jetë! Ne filluam të punojmë për këtë projekt një vit më parë dhe që nga ajo kohë, ka qenë vetëm punë e palodhur, disiplinë dhe sigurisht edhe të qeshura. Unë kam dashuruar çdo moment të krijimit të albumit dhe nuk do të ndryshoja kurrë asnjë pjesë të tij!”, ka shkruar Arilena Ara në Instagram.
Albumi ka 12 këngë, pesë prej të cilave janë bashkëpunim me emrat e njohur të muzikës: Gjon’s Tears, Noizy, 2po2, Wendy dhe Dafina Zeqiri./21Media
View this post on Instagram