Publikohet “Aventura” e Ardian Bujupit dhe Noizyt
Ashtu siç kanë paralajmëruar edhe ditë më parë, këngëtari Ardian Bujupi në bashkëpunim me reperin Noizy kanë publikuar këngën të titulluar “Aventura”.
Kënga e cila u lansua në Youtube para disa orëve, është tipike verore e vizeualizuar edhe me videoklip.
Duket se ky bashkëpunim po pritet mirë nga publiku, pasi që dyshja ka marrë komente të shumta në rrjetet sociale edhe në kanalin Youtube./21Media