Publikohet “Dafinë Moj”

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka publikuar albumin e paralajmëruar kohë më parë “Dafinë Moj”.
Ky album ka gjithsej 14 këngë, e para nga to “Dafinë Moj”, në bashkëpunim me nënën e saj, Melihate Zeqiri dhe ndër të tjera bashkëpunime me artistë shumë të suksesshëm si Buta, Argjentina Ramosaj, Mc Kresha, Tuna, DJ Geek, MC Kresha, Lumi B, Elinel, RON.
“Dafinë Moj”, “Tdu-Duh”, “Karma”, “Llafe Llafe”, “Pasha Dafinën”, “Vet e lype”, “Ma tmir mka bo Nana”, “Sunny Hill”, “Sado(ik)”, “Ti dho krejt”, “Murder On the Dancefloor”, “Nana”, “Era”, janë këngët pjesë të albumit më të ri nga artistja, i cili shënon punën e palodhshme të saj ndër vjet.
Kohë pa u publikuar ky album, sekuenca të shkurtra të këngëve veçse ishin publikuar në rrjete sociale dhe dëgjuesit e muzikës së Dafinës, mezi prisnin deri në realizimin e këtij albumi.

Tashmë albumi është në çdo platformë online .
“Dafinë Moj”, albumi tashmë është publikuar në të gjitha platformat. Nuk mund ta falënderoj ekipin mjaftueshëm për produktivitetin. Ju dua të gjithëve shumë”, ka shkruar Dafina.

Kujtojmë se, të gjitha fitimet nga ky album do të dhurohen për fëmijët me autizëm./21Media

Back to top button