Publikohet ”Emblema e Lirisë” nga Ilir Shaqiri

Këngëtari dhe autori i njohur i këngëve shqipe, Ilir Shaqiri sot ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.
Kënga e re mban titullin ”Emblema e Lirisë” dhe është realizuar me videoklip nga X- creative.
Teksti i këngës është shkruar nga vetë artisti, ndërsa për orkestrimin është kujdesur Xhevdet Gashi.
Ndërkaq, për muzikën është kujdesur artisti dhe si dhe Naim Gjoshi.

Kujtojmë që, projekti i fundit nga artisti është ”KOSOVË E PËRNDRITUR”, të cilën artisti e ka publikuar më 22 shkurt.

Katër ditë më parë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i ka ndarë Ilir Shaqirit një medalje me simbole të Dardanisë./21Media

Back to top button