Kaloni te përmbajtja kryesore

Publikohet Indeksi i Sundimit të Ligjit i World Justice, Gruda : Kosova nuk ka bërë asnjë progres

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar se është publikuar Indeksi i Sundimit të Ligjit i World Justice Project për vitin 2024.

Sipas tij,  Kosova nuk ka bërë asnjë progres në sundimin e ligjit.

Gruda ka thënë se raporti tregon se Kosova ka duke mbetur në të njëjtin pozicion si vitin e kaluar, në vendin e 58 në botë.

“Është publikuar Indeksi i Sundimit të Ligjit i World Justice Project për vitin 2024. Kosova nuk ka bërë asnjë progres në sundimin e ligjit, duke mbetur në të njëjtin pozicion si vitin e kaluar, në vendin e 58 në botë. Në vitin 2020, para ardhjes në pushtet të LVV, Kosova ishte në vendin e 54. Që nga ai vit ka pasur vetëm përkeqësim në sundimin e ligjit: në 2021, në vendin e 60; në 2022, në vendin e 57; në 2023, në vendin e 58 dhe po ashtu në vitin 2024, në vendin e 58. Këto janë të dhëna të World Justice Project, jo të opozitës apo mediave. Kjo tregon më së miri se si ka punuar kjo qeveri në fushën e sundimit të ligjit dhe pse ne si PDK dërgojmë dhe fitojmë kaq shumë raste në Gjykatën Kushtetuese”, ka shkruar Gruda në Facebook.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button