Publikohet kënga “Kaje” nga Yll Limani dhe Dafina Zeqiri

Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar, dy artistët e njohur, Yll Limani dhe Dafina Zeqiri, kanë publikuar sot projektin e dytë të tyre në bashkëpunim.

“Kaje” titullohet kënga e re nga Dafina dhe Ylli, që vjen shoqëruar me videoklip.

Ditë më parë dyshja publikuan një pjesë të shkurtër të këngës “Kaje” e cila u bë virale në rrjete sociale.

Kujtojmë se në vitin 2020,  Dafina dhe Ylli, sollën këngën “Mos shko” që rezultoi shumë e suksesshme për dyshen./21Media

Back to top button