Publikohet kontrata për “Kosovën e Re”

Lluka ka thënë se ka arritur ta kompletojë kontratën këtë javë me një mijë faqe

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka sot ka publikuar kontratën komerciale të nënshkruar nga Qeveria e Kosovës dhe investitori “ContourGlobal” për projektin e TC Kosova e Re.

Ministri Lluka ka thënë se ka arritur ta kompletojë kontratën këtë javë me një mijë faqe dhe është publike për të gjithë të interesuarit edhe në  mënyrë elektronike.

“Qëllimi është ashtu siç kemi premtuar ta publikojmë dhe është ashtu siç e kemi thënë dhe siç e kemi nënshkruar”, ka thënë ministri Lluka.

Sipas tij është e vështirë të saktësohet se sa do të rritet çmimi i energjisë  me Termocentralin Kosova e Re, por sipas Llukës ajo varet edhe nga sigurimi i mjeteve financiare për ndërtim.

Projekti prej 1 miliardë e 300 milionë euro, sipas ministrit  nuk do të financohet nga buxheti i shtetit. Ky Termocentral sipas Llukës ka synim sigurimin e mjaftueshëm të energjisë dhe për këtë është normale që ka një kosto më të lartë. Ai tha se synimi është që kostoja e ndërtimit të jetë sa më e ulët.

Kontratat për projektin e TC “Kosova e Re”, janë nënshkruar nga Qeveria e Kosovës dhe investitori “ContourGlobal”. Kjo marrëveshje e arritur më 20 dhjetor të vitit të shkuar e kap vlerën e mbi 1 miliard euro dhe konsiderohet si projekti më i madh në historinë e Kosovës.

Linkun e kontratës komerciale për projektin e Termocentralit “Kosova e Re” mund ta gjeni këtu./ 21Media

Back to top button