Publikohet lista e filmave fitues në “Tirana International Film Festival”

Eventi “Tirana International Film Festival” shfaqi rreth 110 filma të ndryshëm vendor dhe të huaj të cilët u shpërblyen me çmime të ndryshme.
“Identifying Features” nga Fernanda Valadez u shpall fitues i eventit”, i njëjti u mbajt afër një javë më parë në Tiranë dhe i njëjti portretizon një realitet të ashpër e mizor të kohëve tona i cili nxjerr në pah për herë të parë një regjisore femër.
“Regjisori më i mirë” iu dha “A Fish Swimming Upside Doën” nga Eliza Petkova.
Çmimin “Skenari më i Mirë” e fitoi “The Exam” nga Shaëkat Amin Korki.
“Disco Funeral” nga Benart Laze rrëmbeu çmimin “Filmi më i mirë shqiptar”.
Festivali u mbyll me premierën e filmit “Looking for Venera” apo “Në kërkim të Venerës” nga Norika Sefa, fitues i Tiger Award, në Rotterdam International Film Festival 2021 dhe Winner Award for Promoting Gender Equality në Sarajevo FF 2021.
Edicioni i 19-të shënoi një numër rekord aplikimesh prej 2950 filma nga 118 vende të botës.
Nga 40 vende të Evropës 1706 filma, nga 11 vende të Amerikës se Veriut 558 filma, nga 8 vende të Amerikës se Jugut 66 filma, nga 38 vende të Azisë 530 filma, nga 17 vende të Afrikës 34 filma dhe nga 4 vende të Australisë dhe Oqeanisë 56 filma.
Rreth 40 regjisorë dhe producentë prezantuan filmat e tyre në Tiranë.
112 filma ishin në kompeticion në të gjitha kategoritë dhe zhanret kinematografike, si Feature (all genres), EYE on TIFF (debut feature film competition), Short, Live Action, Animation, Student, që janë Oscar qualifying, Documentary (all lengths), Video Art & Experimental, Balkan shorts dhe In Albanian films.
Më poshtë janë listuar të gjithë filmat që fituan çmime në këtë festival:
Identifying Features nga Fernanda Valadez
A Fish Swimming Upside Down nga Eliza Petkova
The Exam nga Shawkat Amin Korki
Menarca nga Lillah Halla
Titan nga Valéry Carnoy
Heart of Gold nga Simon Filliot
Fall of the Ibis King nga Mikai Geronimo, Josh O’Caoimh
A Rifle and a Bag nga Cristina Haneș, Arya Rothe, Isabella Rinaldi
Scars nga Alex Anna
164880 nga Maria Falileeva, Alexandra Matveeva
Disco Funeral nga Benart Laze
The Criminals nga Serhat Karaaslan
Passage Ann Ore
House of Memory nga Sofía Rosales Arreola | Mexico | 2020 |
“Tirana International Film Festival” është një eveniment vjetor i cili mbahet që nga viti 2003 dhe në të cilin ndahen çmime të rëndësishme për filmat më të mirë, me regji më të mire, dokumentari më i mirë, filmi më i mirë i shkurtër, filmi më i mirë shqiptar, filmi më i mirë i shkurtër nga Ballkani, filmi më i mirë i shkurtër debutues dhe shumë të tjera./21Media
 

Back to top button