Publikohet programi shtetëror për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Ministria e Mbrojtjes e Rpublikës së Kosovës ka publikuar programin shtetëror për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Më 5 mars me fillim nga ora 10:00 do të fillojë seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, ndërsa nga or 12 do të bëhet rreshtimi i kuadrateve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”.

Më datë 6 mars orët e para të mësimit do t’i kushtohen Epopesë, ndërsa nga ora 10:00 do të bëhen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” dhe nga ora 13:00 do të bëhen homazhe në të gjitha memorialet e dëshmorëve nëpër komuna, dhe nga ora 17:00 do të mbahet Akademi Përkujtimore për Epopenë e UÇK-së.

Më 7 mars me fillim nga ora 18:00 do të ndizen flakadanë në shtat rajone të Kosovës dhe po në të njëjtën orë do të shënohet nata e zjarreve në Prekaz, ndërsa nga ora 19:00 do të mbahet programi artistik në sheshin “Adem Jashari”, në Prekaz./21Media

Back to top button