Publikohet raporti për performancën e Autoritetit të Konkurrencës

Ofrohet vlerësimi i rasteve të (pa)hetuara, ekspertizës, transparencës dhe llogaridhënjes

Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka analizuar performancën e punës së Autoritetit të Konkurrencës në rregullimin e tregut në Kosovë, që nga themelimi i tij, ndërsa sot do të publikojë një raport lidhur me Autoritetin.

Ky raport ofron një vlerësim të rasteve të (pa)hetuara, ekspertizës, transparencës dhe llogaridhënjes, punës së Komisionit të Autoritetit, si dhe ofron një pasqyrë të kornizës legjislative për mbrojtjen e konkurrencës në Kosovë.

Për më tepër, në mënyrë që të përmirësohet performanca e këtij rregullatori të pavarur ky raport ofron një listë rekomandimesh konkrete për Autoritetin e Konkurrencës si dhe për institucionet e tjera relevante.

Back to top button